Shpallja e dy organizatave terroriste nuk mirëpritet te serbët

Në qendrën mediale në Çagllavicë gjatë ditës është diskutuar për mundësitë e depërshkallëzimit të situatës në veriun e Kosovës. Në panel është theksuar se serbët nuk e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë, që “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile” të shpallen organizata terroriste

Mitrovica e Veriut

Shpallja si organizata terroriste e “Brigadës së Veriut” dhe “Mbrojtjes Civile”, nuk është mirëpritur nga serbët në veriun e Kosovës.

Kjo është theksuar gjatë ditës në një debat të organizuar në Qendrën Mediale në Çagllavicë.

“Kjo është një lëvizje tjetër në teren, e cila do të dërgoj në përshkallëzim. Tani kemi një grup prej 200 deri në 300 veta në regjistra për t’u arrestuar”, ka thënë, Miodrag Marinkoviq, nga “CASA”.

Miodrag Marinkoviq, që drejton një organizatë të shoqërisë civile në veri, thotë se qëllimi i kryeministrit Albin Kurti, është që ta ndalë implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Plani që Albin Kurti e tregoi dje, për mendimin tim është një plan për ndarjen e përgjegjësive ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit. Nuk jam i sigurt se Bashkësia Ndërkombëtare do ta shoh atë plan si një plan të dobishëm në aspektin e deeskalimit”, ka shtuar Marinkoviq.

E, Branimir Stojanoviq, nga Lista Kombëtare Serbe, thotë se Kosova duhet të sanksionohet për veprimet që i ka ndërmarrë në veri.

Megjithatë, një pjesë të fajit ua lë edhe vet serbëve të Kosovës.

“Është gabim i madh që ata nuk kanë dalur në zgjedhje. Ky veprim ka sjellur dobi për dikë që e do radikalizimin. Ka pasur mënyra më të mira”, ka thënë Stojanoviq.

Në gjithë këtë situatë, analisti Allen Meta, zgjidhjen e sheh te dialogu.

“Unë besoj që sa më shpejtë duhet që bashkë me Bashkësinë Ndërkombëtare dhe të gjithë akterët e përfshirë, të arrihet një marrëveshje e cila domosdo do të ishte në përshtat të të dyja komuniteteve që jetojnë në Kosovë, shqiptarëve dhe serbëve”, ka thënë Meta.

Në panel është diskutuar edhe propozimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për organizimin e një konference ndërkombëtare për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në rast se një gjë e tillë ndodhë, u tha se mund të pritet gjithçka.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika