Dy pjesë të një shpate vikinge që ishin ndarë për rreth 1200 vjet janë ribashkuar dhe ende përshtaten së bashku si një enigmë. Pjesët u zbuluan një vit larg mes njëra-tjetrës nga gjuetarët amatorë të thesarit në Norvegji.
Zbulimi i parë ndodhi vitin e kaluar, kur një detektor metali në Stavanger, përgjatë bregut perëndimor të Norvegjisë, zbuloi një copë të vogël, të çuditshme metali gjersa po kalonte nëpër një fermë. Burri ia kishte dorëzuar fragmentin muzeut arkeologjik lokal dhe nuk ishte i sigurt se çfarë ishte deri në këtë pranverë, kur miku i tij dhe kolegu i tij detektorist metalik zbuluan pjesën tjetër të artefaktit aty pranë. Ato dy copa të vogla metali doli të ishin pjesë e një shpate masive të epokës së vikingëve.
“Shpata është e një lloji të rrallë, e njohur nga Skandinavia, por gjendet edhe në Evropën Perëndimore (në zonat e njohura sot si Franca, Britania dhe Irlanda) dhe Evropën Lindore, p.sh. Hungari”, ka thënë Ann Zanette Glørstad, një arkeologe në Universitetin e Oslos.
Megjithëse tehu mungon, doreza e shpatës është e dekoruar në mënyrë të pasur me gdhendje të ndërlikuara dhe detaje me fije ari dhe argjendi. Secili skaj i saj ka formën e një kafshe të paidentifikuar.
Bazuar në zbukurimin e saj, Glorstad mendon se shpata mund të jetë farkëtuar në Perandorinë Franke ose në Angli rreth vitit 800 pas Krishtit. Megjithatë, sipas saj, shpata mund të jetë falsifikuar nga një farkëtar i talentuar norvegjez, i cili u frymëzua nga armët franke. Nga afërsisht 3,000 shpata vikinge të gjetura në Norvegji, vetëm rreth 20 përputhen me profilin e armës së sapo zbuluar ndërsa sa për pronarin e saj, mbetet një mister.
“Megjithatë, ishte një shpatë shumë dekorative dhe mbresëlënëse, dhe duhet t’i përkiste dikujt që kishte mjetet për ta marrë atë”, ka thënë ajo.
Sipas Institutit të Artit në Çikago, shpatat e kësaj epoke ndonjëherë kishin emrat e pronarit të tyre të gdhendur në teh, por për shkak se tehu i kësaj arme mbetet akoma i pagjetur, arkeologët do të duhet të mbështeten në të dhëna të tjera për të zbuluar identitetin e pronarit të saj.
Më 1883, varri i një mbretëreshe të pasur vikinge u zbulua jo shumë larg vendit ku u zbulua shpata.
Shpata i është bashkuar koleksionit në Muzeun Arkeologjik të Stavangerit, ku do të ekspozohet pasi të jetë restauruar siç duhet. Ndërkohë, entuziastët e arkeologjisë mund të ndjekin uebsajtin e muzeut.