Shpenzimet e Presidencës, mbi 75 mijë euro për gjashtë muaj

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kabinetin e saj, ka shpenzuar mbi 75 mijë euro nga buxheti i shtetit për periudhën 6-mujore nga janari deri në qershor të këtij viti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidenca e Kosovës ka publikuar shpenzimet prej muajit janar deri në qershor të këtij viti, e që raportohet të jenë shpenzuar mbi 86 mijë euro.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me kabinetin e saj në përbërje prej 19 personash, kanë shpenzuar, gjithsej, në total 75 mijë e 226 euro e 93 cent.

Sipas njoftimit të publikuar nga Presidenca, më së shumti janë shpenzuar për biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, ku gjithsej janë 48 mijë e 968 euro.

Për akomodim gjatë udhëtimeve janë shpenzuar 12 mijë e 658 euro, ndërsa për karburante raportohet të jenë shpenzuar nëntë mijë euro.

Ndërkaq, për një koktej protokollar me rastin e javës së gruas janë shpenzuar një mijë e 58 euro.

Ndërsa administrata, ish-presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete, gjithsej, kanë shpenzuar 10 mijë e 929 euro për tre muaj.

Më së shumti janë shpenzuar për karburante, ku vlera është 7 mijë e 579 euro, ndërsa për dreka dhe darka zyrtare janë shpenzuar, gjithsej, 2 mijë e 977 euro.

Njoftimi nga Presidenca

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika