“Shpërbëhet” Brooklyni, Duranti i bashkohet Suns

Për disa ditë ekipi Brooklyn Nets mbeti pa dy yjet më të mëdhenj, pasi Kyrie Irving dhe Kevin Durant u larguan nga ekipi

Durant

Brooklyn Nets mbeti pa dy yjet më të mëdhenj në vetëm pak ditë – pasi Kyrie Irving dhe Kevin Durant u larguan nga ekipi.

Në një lëvizje befasuese, Durant do ta vazhdojë karrierën në radhët e Phoenix Suns, të cilët tashmë kanë bërë “treshen e tyre të madhe”.

Duranti do t’i bashkohet Chris Paulit dhe Devin Bookerit te Suns, për ta bërë një nga skuadrën favorite për titull.

Në marrëveshjen mes dy klubeve, Phoenix dërgoi Mikal Bridges, Cam Johnson, Jae Crowder, zgjedhjet e rundit të parë më 2023, 2025, 2027 dhe 2029 në Brooklyn, dhe opsionin që Nets të shkëmbejnë një zgjedhje me ta më 2028.

Së bashku me Durant, TJ Warren gjithashtu kaloi te Phoenix.

Ditë më parë, Kyrie Irving iu bashkua Dallasit.

Shija e redaktorit

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

28 vite nga rënia e Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahut e...

Sot (e premte) shënohet 28 vjetori i rënies së heronjve të kombit, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha. Më 31 janar të vitit...

Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës

Nën intonimin e himnit të Kosovës është bë hapja zyrtare e ceremonisë së diplomimit të 462 kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së...

Të fundit nga rubrika