“Shpërfytyrimi” fotografia unike në Galerinë Kombëtare

Në Galerinë Kombëtare të Londrës, është vendosur një fotografi unike e e artistit Duccio, të cilën e kanë titulluar “Shpërfytyrimi”, për shkak të misterit që shfaqet brenda saj

Ayla Lepine, kuratore në këtë Galeri, shpjegon diçka që mund të mos e kanë vënë re në foto: një burrë që shfaqet dy herë.

“Unë jam kuratore në Galerinë Kombëtare dhe sot do të ju tregojë për një fotografi interesante se si një njeri është shfaqur dy herë. Kjo pikturë e vogël e Duccios është një nga më të hershmet në Galerinë Kombëtare. Është një imazh magjepsës që është pjesë e një altari të madh. Ne kemi imazhin tonë për Krishtin, duke shëruar një njeri që ka lindur i verbër dhe pikërisht pranë saj kemi një imazh i cili quhet “Shpërfytyrimi”, ka thënë kuratorja Lepine.

Imazhi i paraqitur në Galerinë Kombëtare, sipas Ayla Lepina, është ndër më interesantit i varur në këtë galeri, i cili ngriti pikëpyetje shumë artdashësve.

“Në këtë imazh ne shohim diçka të jashtëzakonshme. Përveç që duket bukur, ajo ka një mister brenda saj. Figura e vogël e pakuptimtë, ka një shkop të vogël dhe çizme të kuqe, me një mantel kafe. Kjo figurë ka një kallëp të vogël, e cila është e lidhur me një litar. Ai po përjeton një mrekulli të pabesueshme: takimin me Jezusin. Pra, ajo që po ndodh këtu është se ne kemi një turmë që po e shtyen Jezusin prapa dhe të gjithë ata janë të magjepsur çfarë po ndodh këtu”, ka shtuar Lepine.

Kuratorja Lepina, aq mirë e përshkruan këtë fotografi, sa të fut në një imagjinatë brenda veprës. Sepse, sipas saj pak kush e ka ditur se pse duken dy personazhe në të njëjtën kohë.

“Dhe këtu ne kemi një imazh të Krishtit me mantel me copa të vogla bordurë ari. Krishti po i jep këtij njeriu vëmendje të plotë dhe ky person me sy mbyllur është duke e përjetuar këtë mrekulli pikërisht në pikturën e Duccios. Mund t’ju tregojë që është i njëjti burrë i cili është pikërisht këtu”.

”Pra, ajo që Duccio ka bërë është se e ka pozicionuar këtë figurë përballë Jezusit dhe më pas duke u kthyer rreth 180 gradë brenda. Kjo është  pjesa tjetër e tregimit. Siç mund ta shihni, atij i ka rënë shkopi, dora e tij është e hapur, që tregon një gjest të çuditshëm dhe sytë e tij janë të përqendruar në diçka që në këtë panel të vogël nuk mund ta shohim. Duccio e ka pikturuar aq bukur këtë vepër me këto vija të vogla”, ka përfunduar kuratorja Ana Lepine.

Edhe pas një shpjegimi të gjatë që i bëri kësaj vepre të Duccios, sipas Lepines shumica prej vizitorëve nuk e shohin.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika