Shpërndahen 45 bursa të reja për studime master në Bashkimin Evropian

Ambasadori i Bashkimit Evropian në  Kosovë, Tomáš Szunyog, ka thënë se është i lumtur që i kanë shpërndarë 45 bursa për studime në master në BE.

“Së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra, 45 bursa të reja për studime master në BE për të rinj të diplomuar dhe nëpunës civilë nga Kosova”, ka shkruar ai.

Më tej ambasadori i BE-së, ka treguar që 19 vitet në ketë program kanë përfituar 364 të rinj nga Kosova.

“BE-ja filloi programin e Bursave për Master – YoungCellScheme – në vitin 2004 dhe deri më tani kanë përfituar 364 të rinj”, ka treguar Szunyog.

“Programi synon të ofrojë arsimim pasuniversitar për shërbyesit civil aktual dhe të ardhshëm në fushat akademike që ende nuk janë në dispozicion në Kosovë, dhe me këtë të përmirësojë cilësinë e administratës publike dhe shërbimeve të ofruara për qytetarët e Kosovës”.

Për ketë program sipas ambasadorit edhe Qeveria e Kosovës e ka nisur që të perceptojë në bashkëfinancim të këtij programi që nga vitit 2011.

“Ky është raundi i 13-të i bursave. Me 2 raunde të tjera do të përfitojnë gjithsej 470 të rinj nga Kosova, ndërsa 🇪🇺investimi i tyre në arsimimin e tyre do të arrijë në 15.3 milionë euro”, ka theksuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika