Shpërndahen protestuesit në Zubin Potok

Kanë filluar të shpërndahen protestuesit serbë në komunën e Zubin Potokut.

Siç raporton gazetarja e RTV Dukagjinit, ata janë dëgjuar duke thënë “shihemi nesër”, duke nënkuptuar se protesta mund të vazhdojë edhe ditën tjetër.

Gjatë ditës ka pasur incidente të shkaktuara nga protestuesit, ku janë sulmuar mediat, zyrtarët policorë, si dhe trupat e KFOR-it. Të lënduar nuk ka pasur, kurse dëme materiale po.

Disa veturave u janë thyer xhamat, disave u janë shpuar gomat, kurse pothuajse në të gjitha rastet edhe u janë shkruar grafitë me simbole fashiste.

Ndërkaq, kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, sot nuk ka dalë në punë. Ai fillimisht është takuar me ambasadorin Jeff Hovenier, dhe pastaj ka shkuar në selinë e PDK-së, ku ka qëndruar aty për një kohë.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika