Shpërthejnë zjarret në rajonin e Prizrenit

Në një ngjarje të fundit të ndodhur këtë të shtunë në rajonin e Prizrenit, disa vatra zjarri u shfaqën dhe shkaktuan vështirësi në qarkullimin e automjeteve në rrugën Prizren-Reçan. Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqyr Bytyqi, e ka konfirmuar rastin

Ilustrim

Disa vatra zjarri janë paraqitur këtë të shtunë në rajonin e Prizrenit, të cilat kanë bërë që të vështirësohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Prizren-Reçan.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqyr Bytyqi, I cili ka thënë se zjarrfikësit kanë arritur që ta vënë nën kontroll zjarrin, i cili kishte marrë përmasa të madha.

“Ju informoj se zjarri i raportuar me herët në Prizren, nga i cili fillimisht janë djegur bar i thatë dhe shkurre, ka kapluar edhe pjesën e pishave dhe ka marrë përmasa më të mëdha duke paraqitur rrezik për qarkullim të automjeteve në rrugën Prizren-Reçan. Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe sipas informatave të fundit, kanë arritur që ta vënë nën kontroll zjarrin”, ka thënë Shaqyr Bytyqi.

Ai tutje ka bërë të ditur se për rastin janë informuar policia hetuese si dhe prokurori i shtetit, i cili ka urdhëruar të iniciohet rasti si ‘incident zjarri’.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika