“Shpërthen” debati mes Dajakut dhe Morinës: “Nuk je këtu me na mbajtë orë të filozofisë”

Debat i ashpër po zhvillohet mes Taulant Dajakut dhe Arbnor Morinës

Në emisionin ‘Dueli Sportiv’ në RTV Dukagjini po diskutohet rreth ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, ku tifozët rumunë kishin shfaqur banderola me thënien “Kosova është Serbi”.

Sipas Dajakut, në atë ndeshje Kombëtarja e Kosovës nuk është dashur të dalë në fushë, pas mesazhit dhe thirrjeve raciste.

”Këtu njerëzit nuk janë të interesuar të shqetësuar me mbrojtë dinjitetin që na është fyer në mënyrën më të rëndë në Rumani,” tha ai.

Ndërsa, Morina pretendoi se situata nuk ka qenë aspak e mirë.

”Atje u kon furrë, atje s’kanë mundur të hyjnë as përfaqësuesit. Kosovën nuk mund ta fyej askush. Nuk je këtu me na mbajtë orë të filozofisë, kulturë është të dëgjosh,” tha ai.

Më poshtë mund të shikoni ‘LIVE’ emisionin ‘Dueli Sportiv’.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika