Shpërthen një veturë në Turqi (VIDEO)

Ndonëse po raportohet se bëhet fjalë për një makinë bombë në lagjen “Fatih” të Stambollit, nuk ka ende asgjë të konfirmuar

Vetura e djegur në Turqi

Një sulm tjetër ka ndodhur në rrugët e Turqisë me ç’rast, vetura janë kapluar nga zjarri

Ndonëse po raportohet se bëhet fjalë për një makinë bombë në lagjen “Fatih” të Stambollit, nuk ka ende asgjë të konfirmuar.

Për momentin, nuk ka të dhëna për viktima.

Të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vrarë dhe 53 të tjerë kanë mbetur të lënduar nga shpërthimi në Stamboll, i cili ndodhi të dielën e 13 nëntorit.

Kështu ka njoftuar presidenti i Turqisë, Recep Tayip Erdogan, teksa ka thënë se “përpjekjet për ta nënshtruar Turqinë dhe kombin turk përmes terrorizmit nuk do të arrijnë qëllimin e tyre as sot, e as nesër, ashtu siç nuk e arritën dje”.

Të hënën e 14 nëntorit, Policia turke ka njoftuar se ka arrestuar 46 persona në lidhje me shpërthimin në Stamboll, i cili ndodhi të dielën.

Në grupin e personave të arrestuar është edhe gruaja siriane, Ahlam Albashir, e cila dyshohet se ka vendosur bombën. Të hënën e 14 nëntorit, e njëjta kishte pranuar se ka vendosur bombën në sheshin e Taksimit të dielën e 13 nëntorit, raporton agjencia AP.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika