Shpërthen vullkani Etna

Shpërthimi i vullkanit më aktiv në Evropë, Mali Etna në Sicili ka ndodhur të dielën mbrëma, ndërsa kjo ngjarje është kapur nga kamerat

Mali Etna në Sicili, vullkani më aktiv në Evropë, ka shpërthyer të dielën mbrëma, ndërsa kjo ngjarje është kapur nga kamerat.

Autoritetet italiane kanë thënë se vullkani është futur në fazën “para-alarmimit”, duke e rritur nivelin e paralajmërimit nga F0 në F1.

Etna shpesh shpërthen, mirëpo rrallë aktivitetet e saja rezultojnë në dëme të mëdha.

Vullkani shpërthen shpesh, por aktiviteti i tij rrallë rezulton në dëme të konsiderueshme.

Siç është bërë e ditur më herët, aeroporti i Katanias në ishullin italian të Sicilisë ka pezulluar të gjitha nisjet dhe mbërritjet të hënën e 14 gushtit, deri në orën 13:00.

Shpërthimi ka dërguar një re hiri në ajër në të gjithë juglindjen e Sicilisë, me llavë që rrjedh nga një krater juglindor i vullkanit në një lartësi prej 2,800 metrash, sipas Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë të Italisë (INGV).

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika