Vullkani më i madh aktiv në botë, Mauna Loa në Hawai ka shpërthyer për herë të parë në pothuajse 40 vjet.
Rrjedha e llavës është e kufizuar brenda samitit, por banorët janë vënë në gatishmëri dhe janë paralajmëruar më herët për rrezikun e rënies së hirit.
Shërbimi Gjeologjik i ShBA-së (USGS) ka thënë se situata mund të ndryshojë me shpejtësi.
Niveli i alarmit të vullkanit është përmirësuar gjithashtu nga një “këshillues” në një “paralajmërim”.
Deri më tani zytarët e emegjencës nuk kanë lëshuar asnjë urdhër evakuimi dhe zonat e populluara nuk ka gjasa të preken në këtë fazë, thonë zyrtarët e emergjencës.
Mauna Loa, e vendosur brenda Parkut Kombëtar të Vullkaneve të Hawait, mbulon gjysmën e ishullit të madh të shtetit amerikan. Ky vullkan është katër mijë e169m mbi nivelin e detit dhe përfshin një sipërfaqe prej më shumë se dy mijë milje katrore.
Ai shpërtheu në orën 23:30 me kohën lokale të së dhe pasoi një seri paralajmërimesh se një shpërthim ishte i mundur pas një sërë tërmetesh të fundit në rajon.
Sipas USGS, Mauna Loa ka shpërthyer 33 herë që nga viti 1843. Shpërthimi i mëparshëm në 1984 ka dërguar rrjedha lavash brenda 5 milje nga Hilo, qyteti më i populluar i ishullit.
Por popullsia e Ishullit të Madh është më shumë se dyfishuar që nga viti 1980 në rreth 200 mijë banorë dhe agjencia e mbrojtjes civile e Havait ka paralajmëruar banorët që mund të përballen me një “katastrofë llave”, ka raportuar BBC.
“Këto rrjedha llave rrallë paraqesin rrezik për jetën, por ato mund të jenë jashtëzakonisht shkatërruese për infrastrukturën”. Ka thënë Dr Jessica Johnson, një gjeofizikane britanike e vullkanit. Ajo paralajmëroi se rrjedhat e llavës përbënin rrezik për Hilo dhe Kona, një tjetër qendër e madhe e popullsisë.
Mauna Loa është vullkani më i madh aktiv në botë. Ka vullkane të tjera më të mëdha, por këto janë klasifikuar si të fjetur, që do të thotë se nuk kanë shpërthyer për një kohë të gjatë.