Të paktën 66 persona humbën jetën dhe 51 të tjerë u plagosën pas një zjarri që shpërtheu në një hotel në vendpushimin e skive Kartalkaya në veri të Turqisë, thanë autoritetet lokale të martën.
Zjarri shpërtheu rreth orës 00:27 GMT në zonën e restorantit të hotelit, duke përfshirë shpejt ndërtesën, sipas guvernatorit të Bolu, Abdulaziz Aydin.
Ekipet e urgjencës nga qytetet fqinje, përfshirë zjarrfikësit, njësitë e reagimit ndaj fatkeqësive dhe ekipet mjekësore të mbështetura nga helikopterët u dërguan në vendngjarje.
Autoritetet evakuuan rreth 230 të ftuar nga hoteli ndërsa përpjekjet për shuarjen e zjarrit vazhduan.
Siç raporton AA, tashmë ka nisur nisur hetimi për shkakun e zjarrit.
Kartalkaya në provincën e Bolu është një nga destinacionet kryesore të turizmit dimëror të Turqisë, duke tërhequr mijëra vizitorë gjatë sezonit të skive. Resorti shtrihet rreth 295 kilometra (183 milje) në lindje të Stambollit.