Pothuajse gjithçka është djegur.
Por, zjarri që përfshiu këtë banesë në orët e para të mëngjesit në rrugën “Yll Morina” në Gjakovë, la prapa edhe një viktimë.
Agim Raka, banor në këtë lagje thotë se për ngjarjen mori vesh nga djali i tij, i cili doli të ndihmonte në fikjen e zjarrit.
“E mora vesh përmes djalit që tha bab ama plafin se po du me shpëtu diqka, thash po more s’ka problem, ja dhash atë që e pata… por pastaj jam dalë në dhomën karshi, aty i kam parë organet domethënë i kam pa kerret e zjarrfiksave”, ka thënë Agim Raka – banor.
E rreth orës 01:30, të mëngjesit në vendin e ngjarjes doli edhe policia dhe zjarrfikësit.
“Sot në mëngjes heret, rreth orës 01:30, stacioni policor në Gjakovë është informuar për një zjarr në bllok të banesave në rrugën “Yll Morina” këtu në Gjakovë. Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes së bashku me të gjitha njësitë tjera relevante siç janë zjarrëfikësit, njësitet e KEDS-it dhe ekipet e emergjences dhe fatkeqësisht është konstatuar se në këtë bllok të banesave ka mbetur e vdekur një fëmijë e moshës 11 vjeçare”, është shprehur Milazim Lumi – Komandant i Policisë Gjakovë.
Ndërkohë me këtë rast tani po merret edhe Prokuroria Themelore në Gjakovë.
Sipas tyre hetimet janë nisur në drejtitm të dyshimit për “zjarrëvënie”.
“Prokuroria e rastit ka dalur në vendin e ngjarjes, rasti është inicuar për veprën penale hetim i vdekjes dhe zjarrvënie, gjithashtu me urdhër të Prokurorit, trupi i pajetë ka shkuar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Yllka Juniku-Shehu- Prokuroria e Gjakovës.
Nga Prokuroria po ashtu bënë të ditur se trupi i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.