Shpërthim afër stacionit të policisë në veri, nuk ka të lënduar

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se një shpërthim afër një stacioni të Policisë ka ndodhur në veri. Ai ka treguar se nuk ka asnjë të lënduar duke theksuar se ka vetëm dëme materiale

Pamje nga shpërthimi afër stacionit policor në veri. Foto e publikuar nga Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela
Pamje nga shpërthimi afër stacionit policor në veri. Foto e publikuar nga Shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela

Një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, të shtunën.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot pak para orës 3 të mëngjesi në rrugën ‘Kral Peta’ në Mitrovicën e Verit ka ndodhur një shpërthim Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, ka treguar Elshani.

Nga rasti nuk të lënduar.

Tutje, ai tha për Dukagjinin se policia është duke e trajtuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Ndërkohë, faqja lokale ‘Welcome to Mitrovica” ka publikuar një foto të siguruar nga shpërthimi në fjalë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika