Shpërthim në Mitrovicë, dëmtohen xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani

Si pasojë e një shpërthimi në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani

Policia e Kosovës

Në orët e hershme të mëngjesit të së premtes, si pasojë e një shpërthimi në sheshin “Adem Jashari” në Mitrovicë, janë dëmtuar xhamat e dy kafeneve dhe një dyqani.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Avni Zahiti.

Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, ndërsa rasti vazhdon të jetë nën hetim.

“Rreth orës 03:20, është raportuar se në sheshin ‘Adem Jashari’ si pasojë e një shpërthimi, janë dëmtuar xhamat e dy kafiterive dhe një dyqani, përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar, rasti në procedurë hetimore”, ka thënë Zahiti.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika