Shpërthim në qendër të Këlnit

Një shpërthim ka ndodhur në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë të Këlnit të hënën, raportojnë mediat, ndërsa policia ka njoftuar se një "operacion i madh policor" ishte duke u zhvilluar

Foto ilustrim

Një shpërthim ka dëmtuar një ndërtesë në qendër të qytetit perëndimor të Gjermanisë, Këln.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se një zonë e gjerë e Hohenzollernringut – një lagje e madhe me kafene, bare dhe restorante – është rrethuar dhe se një numër i madh i policëve është në vendngjarje.

Ajo nuk dha asnjë informacion për të plagosur të mundshëm apo për shkakun e shpërthimit.

Radio Këlni raportoi herët në mëngjes se një person është plagosur lehtë, transmeton DW.

Policia e shtetit të Rhein-Westfalisëka thënë se një rrugë midis dy vendndodhjeve qendrore në Këln, Rudolfplatz dhe Friesenplatz, ishte e mbyllur, duke u bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën.

Një ndërtesë është dëmtuar rëndë nga shpërthimi, raportojnë mediat.

Zona është e njohur për jetën e saj të natës dhe është plot me bare dhe restorante.

Shija e redaktorit

VV e PDK lëshojnë sallën, dështon votimi i buxhetit të...

Asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) dhe Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë braktisur mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Prishtinës, e cila kishte si...

Boksieri shqiptar Roberto Bakaj fiton meçin me nokaut

Roberto Bakaj ka shënuar fitore në meçin e zhvilluar në Harrow Leisure Center. Bakaj ashtu si vëllai i tij arriti ta nokautoj kundërshtarin, Shaban Hamadi...

Amarildo Bakaj fiton meçin me nokaut

Amarildo Bakaj ka shënuar një tjetër fitore në boksin profesionist. 25-vjeçari arriti fitore ndaj kundërshtarit, Mawuli Folivi në meçin e zhvilluar në Harros Leisure Center. Bakaj...

Të fundit nga rubrika