Shpërthim në vendpunishten e parkingut nëntokësor në Prishtinë

Sipas njoftimit të Policisë, një shpërthim ka ndodhur në vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës, dyshohet të jetë bombolë gazi

Një shpërthim është dëgjuar të hënën, në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, konkretisht në vendpunishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për RTV Dukagjini e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën Xhorxh Bush në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

No description available.

Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika