Shpërthim në Zveçan, dyshohet për granatë dore

"Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore e cila është hedh në një oborr të një shtëpie. Dëme të vogla materiale janë shkaktuar, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz", ka njoftuar policia

Në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan është dëgjuar një shpërthim në një oborr të një shtëpie në Zherovnicë të Zveçanit, e cila dyshohet se është shkaktuar nga një granatë dore.

Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka thënë se nga shpërthimi ka pasur vetëm dëme materiale.

Rasti po hetohet nga policia.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në Zveçan, respektivisht Zherovnicë, është dëgju një shpërthim. Dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një granatë dore, e cila është hedhur në një oborr të një shtëpie. Dëme të vogla materiale janë shkaktu, ndërsa nuk ka të lënduar në njerëz. Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vend të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin”, ka njoftuar policia.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika