Një shpërthim ka ndodhur sot tek Liqeni i Ujmanit dhe se dy vetura janë dëmtuar. Të gjithë pushuesit që ndodheshin tek Liqeni janë larguar për shkaqe sigurie plotësisht nga Policia e Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar për Dukagjinin zëvendësdrejtori i Policisë në rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, teksa ka shtuar se të lënduar nuk ka por vetëm dëme materiale.
Shpërthimi ka ndodhur para 30 minutave.

Elshani theksoi se policia është duke u marrë me rastin.
“Ka pas një shpërthim. Ka dëme materiale në dy vetura. Nuk ka të lënduar. Policia është duke u marr me rastin”, deklaroi Elshani për Dukagjinin.
Detaje të tjera nga ky shpërthim nuk ka deklaruar Elshani, veçse e ka konfirmuar se ka ndodhur para gjysmë ore.
