Autoritet në Tajlandën jugore kanë thënë se të mërkurën e 17 gushtit ka pasur shpërthime dhe zjarre në të paktën 17 vende në Tajlandën jugore dhe plagosën shtatë persona.
Sipas deklaratave të policsë dhe ushtrisë në Tajlandë sulmet me bomba dhe zjarrvënie kanë ndodhur pas mesnate dhe kishin në shënjestër dyqanet dhe një pikë karburanti në tre provinca. Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet.
Qeveria tajlandeze ka luftuar grupet e fshehta që kërkojnë pavarësinë për provincat kryesisht myslimane të Pattani, Yala, Narathiwat dhe pjesë të Songkhla. Sipas grupit ‘Deep South Watch’ që monitoron dhunën më shumë se 7 mijë e 300 njerëz janë vrarë në konflikt që nga viti 2004. Ndërsa, bisedimet e paqes që filluan në vitin 2013 janë përballur me ndërprerje të përsëritura.
Sulmet e së mërkurës së 17 gushtit kanë ardhur pasi qeveria tajlandeze në fillim të këtij viti ka rifilluar diskutimet me grupin kryesor kryengritës ‘Barisan Revolusi Nasional’ pas një pauze dyvjeçare, për shkak të pandemisë, njoftoi CNN.
Organizata e Bashkuar Çlirimtare Patani (PULO), e cila u mënjanua nga raundi i fundit i bisedimeve, ka kryer bombardime gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, duke pretenduar se dialogu nuk është gjithëpërfshirës.
Qeveria tajlandeze ka thënë se është e gatshme të bisedojë me të gjitha grupet.