Pavarësisht tërheqjes së forcave ruse nga kryeqyteti ukrainas, sulmet ajrore kanë vazhduar. Qytetarët e Kievi-t dhe Lvivi-t, janë zgjuar nga shpërthimet e fuqishme të radhës.
Përmes kanaleve zyrtare në Telegram, kryetari i kryeqytetit dhe ai i Lviv-it kanë raportuar për bombardimet.
Fillimisht, ka qenë Vitali Klitschko, ai i cili tha se në kryeqytet janë duke ndodhur shpërthime qysh nga mëngjesi i 16 prillit dhe se zona e goditur është ajo e Darnytskyi-t dhe rrethina e saj.
Pavarësisht se ekipet e shpëtimit gjenden në rajon. Ende nuk ka ndonjë bilanc të shpërthimeve.
Maksym Kozytskyi, kryetari i Lviv-it nga ana tjetër, ka bërë të ditur pak minuta pas Klitschko-s se qyteti të cilin e drejton është goditur pa ndërpre nga ora 5: 45 deri në 7:00.
Kryetari i qytetit perëndimor të Ukrainës ka bërë të ditur se sistemi kundërajror i vendit është duke funksionuar. Edhe në Lviv ashtu sikurse në Kiev, ekipet e shpëtimit janë në teren, por që ende nuk dihet për bilancin e mundshëm të viktimave apo edhe dëmeve të shkaktuara nga bombardimet.
Edhe në Lviv, bombardimet ruse janë bërë tashmë një rutinë.
Vatra kryesore e luftimeve mbetet qyteti dhe rrethinat e Mariupol-it.
Viktimat mes dy palëve luftuese janë të larta. Edhe vrasja e civilëve të mbetur të rrethuar prej kohësh është e lartë por ende nuk ka ndonjë bilanc. Ajo çfarë ka ndodhur në Bucha, dyshohet se ka ndodhur edhe në Mariupol por, se me më shumë viktima.