Të paktën tri shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, duke ndezur kështu sirenat e sulmit ajror.
Sipas kreut të zyrës së Presidentit ukrainas, sulmet ishin nga të ashtuquajturat “dronë kamikazë”. Kryebashkiaku Vitalii Klitschko, bëri të ditur se ndërtesat e banimit në zonën qendrore të Shevchenkivskiy ishin dëmtuar.
Sulmi i raketave ruse la 19 të vdekur javën e kaluar, ndërsa 3 shpërthimet e lartcekura u dëgjuan përgjatë të hënës rreth orës 07:00 me orën lokale, transmeton BBC.
Përmes Telegram, Klitschko tha se ata ishin në lagjen Shevchenkivskiy, lagje e cila u godit nga disa sulme javën e kaluar. Krahas kësaj, ai bëri të ditur se ekipet e shpëtimit ishin prezente dhe se banorëve u është thënë të qëndronin në strehimoret e sulmeve ajrore.
Ai tha se sulmi ishte nga dronët kamikaze, dhe se Ukraina kishte nevojë për më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore “sa më shpejt të jetë e mundur”.
Ndërkaq CNN, raporton se Kiev u godit të paktën katër herë me dronë kamikazë të hënën, që nga ora 9 e mëngjesit me orën lokale me sulme të vazhdueshme, sipas administratës ushtarake të qytetit.
#BREAKING multiple explosions heard in #Kyiv this morning. #Ukrainian authorities report attacks by Kamikaze drones. pic.twitter.com/7nfn4cw3Wv
— TICKER NEWS (@tickerNEWSco) October 17, 2022
Çfarë janë dronët kamikazë?
Dronët kamikazë janë armë të vogla ajrore, të njohura ndryshe edhe si “municione loitering”, të cilat asgjësohen pasi godasin objektivin.
Emri rrjedh nga pilotët japonezë, të cilët dolën vullnetarë për të rrëzuar aeroplanët e tyre në misione vetëvrasëse në Luftën e Dytë Botërore. Akuzat e mëhershme nga presidenti Zelenskyy ndaj Rusisë ishin evidente për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani.
Ato njihen si një “municion bredhës” sepse janë në gjendje të presin për ca kohë në një zonë të identifikuar si një objektiv i mundshëm dhe të godasin vetëm pasi të identifikohet një mjet armik.