Shpërthimet në Veri, Policia e Kosovës dhe EULEX në vendngjarje

Gazetarët e RTV Dukagjini që po raportojnë nga Veriu i Mitrovicës mësojnë se një veturë e EULEX-it ka qëndruar në vendngjarje për disa minuta gjersa krahas saj, në vendngjarje ishin edhe Policia e Kosovës





Policia e Kosovës ka arritur në vendin e shpërthimit në Veri të Mitrovicës, përkatësisht në zyrën e Komisionit Komunal Zgjedhor të Veriut të Mitrovicës.

Krahas kësaj, gazetarët e RTV Dukagjini që po raportojnë nga vendngjarja mësojnë se një veturë e EULEX-it ka qëndruar aty për disa minuta.

Shpërthime në veri kanë ndodhur përgjatë të martës së 6 dhjetorit, tek zyret e lartëcekura, Tre Rrokaqiejt dhe njëherit, edhe tek Kodra e Minatorëve.

Policia e Kosovës njoftoi më herët të martën se nga shpërthimet, nuk pati të lënduar.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika