Shpërthimi afër stacionit policor në veri, qytetari serb largon veturën që iu dëmtua

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani ka bërë të ditur se një shpërthim afër një stacioni të Policisë ka ndodhur në veri. RTV Dukagjini merr vesh se qytetari serb ka dhënë deklaratën e tij gjersa më pas ka larguar veturën nga stacioni

(Foto: Sylejman Sylejmani nga RTV Dukagjini)
(Foto: Sylejman Sylejmani nga RTV Dukagjini)

Pas dhënies së deklaratës në stacionin e Policisë së Kosovës, qytetari serb të cilit iu dëmtua vetura ka larguar veturën e tij, mëson RTV Dukagjini.

Një shpërthim në afërsi të stacionit të Policisë së Kosovës në veri ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, të shtunën.

Shpërthimi afër stacionit policor në veri, qytetari serb largon veturën që iu dëmtua (Foto: Sylejman Sylejmani nga RTV Dukagjini)

Lajmin për Portalin Dukagjinin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Sot pak para orës 3 të mëngjesi në rrugën ‘Kral Peta’ në Mitrovicën e Verit ka ndodhur një shpërthim Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar se në shtyllë elektrike dhe një veturë janë dëmtuar”, ka treguar Elshani.

Nga rasti nuk të lënduar.

Tutje, ai tha për Dukagjinin se policia është duke e trajtuar rastin si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika