Shpërthimi i bombolës së gazit në Mitrovicë, Policia: Ende nuk dihen shkaqet

Shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit në Kçiq të Madh në Mitrovicë, ende nuk dihen, thonë nga policia e Kosovës

14 persona janë lënduar të shtunën pasdite si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një fshat të Mitrovicës, përkatësisht në Kçiq të Madh.

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin, ku theksohet se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK.

Sipas policisë, shkaqet e shpërthimit të bombolës së gazit, ende nuk dihen.

“Katërmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në bodrumin e shtëpisë ku po qëndronin. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Shkaqet e shpërthimit ende nuk dihen”, thuhet në raport.

Përveç të lënduarve si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në vendin e ngjarjes përves njësive të nevojshme policore kanë dalë edhe zjarrfikësit dhe eksperti i zjarrit.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente.

Aksidenti në Kçiq, Kurti: Falënderoj mjekët, qytetarët të kenë kujdes në përdorimin e gazit

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika