Shpërthimi i minierës turke lë 28 persona të vdekur dhe dhjetëra të bllokuar

Shpërthimi i minierës së qymyrit në Turqi ka lënë deri më tani të vdekur rreth 28 persona, njëashtu ekipi i shpëtimit gjatë evakuimit kanë treguar se janë edhe qindra njerëz të bllokuar nën tokë





Shpërthimi i minierës së qymyrit në Bartin të Turqisë veriore, ka lënë deri tani 28 të vdekur. Në kohën e shpërthimit aty ishin rreth 110 persona dhe gjysma e tyre ishin në mbi 300 metra thellësi.

Ministri i Shëndetësisë i Turqisë, Fahrettin Koca, ka thënë se 11 persona janë shpëtuar dhe po trajtohen, ka shkruar BBC-ja.

Shpërthimi thuhet të ketë ndodhur në rreth 300 metra thellësi. Rreth 49 njerëz po punonin në zonën e ‘rrezikshme’ midis 300 dhe 350 metra nën tokë, ka thënë Ministri i Brendshëm Syleyman Soylu.

Informacionet fillestare tregonin se personat e bllokuar ishin punëtorë që arritën të dilnin të padëmtuar, por kryebashkiaku i Amasra Recai Cakir ka thënë se ata mbijetuar por pësuan lëndime të rënda, shkruan CNN.

Megjithatë ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe prokuroria e vendit ka nisur hetimet.

Ndërkaq, Ministri i Energjisë i Turqisë ka shpjeguar se shpërthimi ishte shkaktuar nga lagështia e zjarrit, e cila është nga metani duke formuar një përzierje shpërthyese në minierat e qymyrit.

Shpërthimi ka ndodhur të premtën e 14 tetorit.

Shpërthim në një minierë në Turqinë veriore, vdesin dy persona, rreth 50 të tjerë bllokohen

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika