Sulmi në afërsi të Parlamentit të Turqisë, Osmani: Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, për sulmin që ndodhi sot në afërsi të Parlamentit të Turqisë ka thënë se është në solidaritet të plotë me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar lidhur me sulmin që ndodhi sot në afërsi të Parlamentit të Turqisë, në Ankara.

Përmes një postimi në platformën “X”, Osmani ka shprehur solidaritet të plotë me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan.

“Solidariteti ynë i plotë për Presidentin Recep Tayip Erdogan dhe popullin rezistent të Turqisë pas sulmit frikacak terrorist të sotëm në Ankara. Shpresojmë në shërim të shpejtë të policëve të plagosur”, ka shkruar Osmani.

Më herët, rreth kësaj ka reaguar dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u shpreh i trishtuar për rastin.

Lexo dhe: Kurti reagon për shpërthimin në afërsi të Parlamentit të Turqisë

Përmes një postimi në platformën  “X”, ai ka thënë se “mendimet tona janë me policët e plagosur dhe i urojmë shërim të shpejtë”.

Këtë të diel ka ndodhur një shpërthim në afërsi të Parlamentit të Turqisë, në Ankara, ku mbetën të plagosur dy policë.

Shpërthimi ndodhi vetëm disa orë përpara se Parlamenti të mblidhej sërish.

Lexo dhe: Shpërthim në afërsi të Parlamentit të Turqisë, dyshohet për sulm terrorist

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Brendshëm turk, Ali Yerlikaya, i cili ka thënë se “një terrorist” hodhi veten në erë dhe një tjetër u “neutralizua” në një “sulm terrorist”, që sipas tij synonte selinë e policisë Kombëtare të Turqisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika