Shpërthimi në kanalin e Ibër-Lepencit, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime të ujit gjatë ditës

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se prioritet mbetet furnizimi i termocentralit Kosova B me ujë, ndërsa KRU-të do të furnizohen sa më herët që të jetë e mundur

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka njoftuar se mbrëmë në mesnatë është ndërprerë furnizimi me ujë, për shkak të rrjedhjeve në pjesën e kanalit të Ibër-Lepencit që u dëmtua nga sulmi terrorist.

Në një postim në Facebook, Rizvanolli ka bërë të ditur se për të ruajtur sigurinë e kanalit ka qenë e domosdoshme të bëhet një zgjidhje inxhinierike.

“Për shkak të rrjedhjeve të ujit në pjesën e kanalit që është dëmtuar nga sulmi terrorist, për të ruajtur sigurinë e kanalit, ka qenë e domosdoshme të bëhet zgjidhje e re inxhinierike. Për të realizuar punët në kanal, furnizimi i kanalit me ujë është ndërprerë mbrëmë në mesnatë. Si rrjedhojë, komunat që furnizohen me ujë nga Ibër Lepenci mund të kenë reduktime gjatë ditës së sotme”, ka shkruar Rivanolli.

Ministrja ka theksuar se intervenimet në kanal sapo kanë përfunduar dhe furnizimi i kanalit me ujë ka rifilluar, ndërsa nivelet e ujit në Termocentralin Kosova B janë monitoruar dhe kanë qenë të mjaftueshme përgjatë gjithë kohës.

“Sikurse edhe gjatë dy ditëve të kaluara, prioritet i parë do të mbetet furnizimi i mjaftueshëm i termocentralit me ujë për ftohje, për të zgjeruar pastaj furnizimin për KRU-të sa më herët që është e mundshme.

Qytetarët inkurajohen të ndjekin njoftimet e Kompanive Rajonale të Ujësjellësit për informata të sakta rreth furnizimit me ujë”, ka theksuar ministrja.

Ministrja falënderoi ekipin e Ibër Lepencit dhe kontraktorin për punën e kryer në kanal, si dhe Ministrin Xhelal Sveçla dhe Zëvendësministrin Hysen Durmishi për mbikëqyrjen e punimeve gjatë gjithë natës.

Shija e redaktorit

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Të fundit nga rubrika