Shpërthimi në Somali: Vdesin dhe plagosen shumë persona

Këtë të shtune janë shpërthyer dy makina bomba në një kryqëzim rrugor të frekuentuar në kryeqytetin somalez, Mogadishu. Si pasojë e shpëthimit shumë cilivë janë vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur

Pamje nga shpërthimi





Dy shpërthime kanë ndodhur në kryeqytetin somalez, Mogadishu, të shtunën e 29 tetorit dhe besohet që shumë njerëz janë vrarë dhe plagosur.

Një zëdhënës i policisë ka thënë se dy makina bomba kanë shpërthyer në një kryqëzim rrugor të frekuentuar në Mogadishu duke lënë “dhjetëra viktima civilë”.

Mediat somaleze kanë raportuar se kjo situatë ka rrjedhur në një ditë kur presidenti, kryeministri dhe zyrtarë të tjerë të lartë po takoheshin për të diskutuar luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm, veçanërisht nga grupi al-Shabab i lidhur me al-Kaida që shpesh synon kryeqytetin somalez.

Ndërsa, një gazetar i Associated Press kur ishte në vendngjarje kshtë shprehur se ka parë “shumë” trupa dhe se ata dukej se ishin civilë që udhëtonin me transport publik. Po ashtu. ai u shpreh se shpërthimi i dytë ka ndodhur përpara një restoranti të ngarkuar, raporton “euronews”.

Drejtori i shërbimit të ambulancës “Aamin” është deklaruar për AP se ata kishin mbledhur shumë të plagosur ose të vrarë.

Sindikata e Gazetarëve Somalezë ka theksuar se një gazetar është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur.

Sulmi ka ndodhur në kryqëzimin Zobe, i cili ishte skena e një kamioni të madh të al-Shabab në vitin 2017 që ka vrarë më shumë se 500 njerëz.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika