“Shpërthimi në Zveçan”, Kurti: Dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste në zyrën postare

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmin në Zveçan, ku janë shpërthyer dy granata dore në zyrën postare të Postës së Kosovës. Ai e ka quajtur sulmin ” sulm me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan”. Ai ka përmendur edhe kryeterroristin serb, Millan Radoiçiq, i cili nuk po dorëzohet nga autoritet serbe në ato kosovare për përgjegjësinë e kryerjes së sulmit në Banjska. AI ka thënë derisa sa është në liri Radoiçiqi po i frymëzon terroristët e tjerë për kryerjen e sulmeve të tilla

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka dënuar ashpër sulmin në Zveçan, ku janë shpërthyer dy granata dore në zyrën postare të Postës së Kosovës. Ai e ka quajtur sulmin ” sulm me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan”.

Kurti përmes një postimi në “Facebook” ka deklaruar se ky akt dhune është “një orvajtje” për cënimin e sigurisë dhe pengimin e integrimit të qytetarëve në sistemin institucional të Kosovës.

Ai u shpreh se qëndrimi i lirë i Radoiçiqit[ Milan Radoiçiç, i dyshuar për kryerjen e sulmit në Banjska] dhe mosdorëzimi i tij në instanca të shtetit tonë paraqet mesazh të rrezikshëm e që inkurajon terrorist e kriminel me veprimet e tyre për destabilizim vendi.

“Me shqetësim të thellë dhe vendosmëri të palëkundur për të mbrojtur stabilitetin dhe rendin kushtetues, dënojmë fuqishëm sulmin me elemente terroriste ndaj objektit të Postës së Kosovës në Zveçan, i kryer sot me datë 1 prill 2025.

Ky akt dhune është një orvatje për të cenuar sigurinë dhe për të penguar integrimin e qytetarëve në sistemin ligjor dhe institucional të Republikës së Kosovës.

Brengosëse në këtë situatë mbetet fakti se individë të njohur për lidhjet e tyre me grupe kriminale dhe terroriste, si Millan Radoiçiq, vazhdojnë të mbeten të lirë, e po strehohen dhe po shfrytëzohen nga pushteti në Serbi për qëllime shoviniste.

Qëndrimi në liri i kriminelit Radoiçiq dhe mosdorëzimi i tij autoriteteve të shtetit tonë është një mesazh i rrezikshëm që inkurajon kriminelë e terroristë, ekstremistë të ndryshëm, që të vazhdojnë veprimet e tyre me tendencë destabilizuese.

Përmes krijimit të tensioneve artificiale, po tentohet të pengohet funksionimi normal i institucioneve dhe të minohet zhvillimi ekonomik e përparimi demokratik i vendit tonë.

Sulmi tinëzar me granatë në terrin e natës është orvatje nga dëshpërimi dhe pafuqia e atyre që nuk sundojnë më në veriun e Kosovës. Posta e Kosovës do të qëndrojë aty si ndërmarrje publike, xhami i ri do të vendoset e shërbimet legale do të vazhdojnë të ofrohen për të gjithë qytetarët.

Institucionet relevante janë duke kryer hetime të plota për të sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të rëndë.

Kosova mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe stabilitetit rajonal, por nuk do të lejojmë asnjë përpjekje për të sfiduar rendin tonë kushtetues dhe sigurinë e qytetarëve tanë.

Shteti do të vazhdojë të veprojë me vendosmëri për të siguruar që të gjithë qytetarët, pa dallim, të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të lirë”, ka shkruar Kurti.

Shija e redaktorit

340 mësimdhënës të gjuhës angleze certifikohen për aftësitë e tyre...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Dukagjini” dhe “Pearson” mbajnë webinarët ndikimin e IA-së në mësimdhënie...

Shtëpia botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Pearson Education”, mbajti serinë e Webinareve "Challenging Traditional Methods: UNDERSTANDING AI-DRIVEN INNOVATIONS IN LANGUAGE TEACHING” për...

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Të fundit nga rubrika