Shpërthimi te Liqeni i Ujmanit “zhduk” vizitorët, policia rrit prezencën

Qytetarët mund të shfrytëzojnë Liqenin e Ujmanit, por me kujdes të shtuar apelojnë nga Policia e Kosovës. Këta të fundit thonë se ende nuk ka të arrestuar për shpërthimin e djeshëm në afërsi të liqenit në veri, tek tregojnë se çka është gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, i cili nuk është arrestuar ende. Ndërkohë që asamblistët nga partitë opozitare atje drejtojnë gishtin nga ekzekutivi për rikthimin e shpërthimeve në veri

Foto Dorentina Thaçi, TV Dukagjini.

E qetë e me asnjë lëvizje të qytetarëve ka qenë gjatë së hënës Liqeni i Ujmanit.

Shpërthimi i një dite më parë, ku u dëmtuan dy vetura të pushuesve, ka bërë që ky vend të zbrazet nga vizitorët.

Ndërkohë, që aty janë parë njësite të Policisë së Kosovës e EULEX-it. Veton Elshani, zv.drejtori i Policisë në veri, thotë se numri i zyrtarëve policor do të rritet.


“Qytetarët duhet të kenë kujdes nuk po them se duhet me u brengos shumë, mirëpo duhet të kenë kujdes kudo që shkojnë, me pas kujdes vendin që frekuentojnë, ne jemi në afarësi të tyre, jemi me numër më të shtuar tash në zonat që frekuentohen nga qytetarët e vendit tonë, e rëndësishme që ne të kryejmë punën tonë, tash a paraqet rrezik ajo edhe Radojciqi, ka qenë në Banjska por tash nuk është më, është larguar prej vendi, dhe derisa ai grup është në liri për neve ka problem për siguri dhe duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Veton Elshani – Zv.drejtor i Policisë Veri.

Ai ka thënë se deri më tash kanë arritur të identifikojnë një person, shtëpia e të cilit është bastisur por që ende nuk ka të arrestuar.

“Janë verifikuar shumë njerëz, janë kryer disa veprime hetimore nga ana e Policisë sidoqoftë edhe sot vazhdon puna e Policisë në këtë drejtim, edhe mbrëmë kemi pasur një bastisje të një shtëpie ku e kemi kontrolluar këtë shtëpi, kemi sekuestruar një automjet, tri radiolidhje e disa paisje të tjera, të cilat janë pjesë e hetimeve tash dhe nuk ka mundësi me fol dicka më shumë, një person të cilit i është bastisur shtëpia është me interes për neve që ai të intervistohet”, deklaroi Veton Elshani – Zv.drejtor i Policisë Veri.

Ky rast tashmë është duke u trajtuar nga Prokuroria Speciale, të cilët nuk kanë treguar për klasifikimin e veprës penale, e as nuk kanë thënë detaje të tjera shkaku i hetimeve.

Ndërkohë, kritika për këtë situatë ndaj qeverisë ka Betim Osmani asamblist në komunën e Mitrovicës së Veriut. Ai thotë se qeveria duhet të rrit investimet në këto komuna e jo të bëjë thirrje për tu larë në liqe.

“Të investojnë institucionet, ne kemi nevojë për shtet në veri jo për individ dhe grupe individësh dhe militantë të partishë, kemi nevojë që shteti të funksionojë në veri këtë e foli me kompetencë të plotë, për të gjithë komunitetet”, deklaroi  Betim Osmani – Asambleist nga “Iniciativa Qytetare në Mitrovicë”.

Në anën tjetër edhe gjatë së hënës ka vazhduar vendosja e kamerave në lagje të ndryshme në pjesën veriore të Mitrovicës, kamera të cilat do të menaxhohen nga Policia e Kosovës, e që planifikohen të vendosen rreth 200 sosh.

Një ditë më parë, një garantë dore shpërtheu në veturat e pushuesve që po qëndronin në Liqenin e Ujmanit, vend i cili u kthye në atraksion turistik javëve të fundit.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika