Shpërthimi vullkanik në Japoni detyron evakuime në dy qytete

Një shpërthim vullkanik në Japoni ka bërë që të evakuohen dhjetëra banorë nga dy qytete në këtë shtet

Vullkani Sakurajima, në Japoni

Dhjetëra njerëz janë evakuuar nga dy qytete në ishullin kryesor jugor të Japonisë, Kyushu, ku një vullkan natën hodhi hi dhe gurë të mëdhenj. Shkëmbinj të mëdhenj ranë deri në 2.5 kilometra (1.5 milje) nga vullkani Sakurajima natën e së dielës në prefekturën jugore të Kagoshima. Pamjet në televizionin publik japonez NHK treguan flakë portokalli që shkëlqenin pranë kraterit dhe tym të errët me hi që dilte lart mbi majën e malit, raporton AP.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë ngriti alarmin e shpërthimit në nivelin më të lartë dhe këshilloi 51 banorë në dy qytete përballë vullkanit të largoheshin nga shtëpitë e tyre.

Të hënën në mëngjes, 33 prej tyre lanë shtëpitë e tyre dhe shkuan në objekte të kujdesit infermieror në një pjesë më të sigurt të rajonit, sipas qytetit Kagoshima. NHK tha se të tjerët që i nënshtrohen evakuimit mund të jenë evakuuar në vende të tjera.

Shpërthimi i vullkanit

“Ne do të vendosim jetën e njerëzve në radhë të parë dhe do të bëjmë çmos për të vlerësuar situatën dhe për t’iu përgjigjur çdo emergjence,” u tha gazetarëve zëvendësshefi i sekretarit të kabinetit Yoshihiko Isozaki. Ai u bëri thirrje banorëve që t’i kushtojnë vëmendje përditësimeve nga autoritetet lokale për të mbrojtur jetën e tyre.

Në Kagoshima u pa pluhur mbi makina, por nuk është raportuar për dëme materiale apo lëndime. Shkollat afër kësaj zone janë në pushim veror, megjithatë janë mbyllur edhe për aktivitete jashtëshkollore.

Pluhuri i vullkanit mbi makinë

JMA paralajmëroi për mundësinë e rënies së shkëmbinjve vullkanikë brenda 3 kilometrave nga krateri dhe rrjedhjes së mundshme të lavës, hirit dhe gazit djegës brenda 2 kilometrave.

Shanset për shpërthime të rrezikshme ishin të ulëta, por banorët duhet të jenë ende të kujdesshëm për rënien e shkëmbinjve, rrëshqitjes së baltës dhe rrjedhave piroklastike, tha Tsuyoshi Nakatsuji, një zyrtar i JMA i ngarkuar me vëzhgimin e vullkanit. Ai, gjithashtu, këshilloi banorët të mbyllin perdet dhe të qëndrojnë larg dritareve, të cilat mund të thyhen nga forca e një shpërthimi.

Sakurajima në ishullin kryesor jugor të Kyushu është një nga vullkanet më aktivë të Japonisë dhe ka shpërthyer vazhdimisht. Dikur ishte një ishull, por u bë një gadishull pas një shpërthimi në 1914, që vrau 58 njerëz. Sakurajima është rreth 1000 kilometra në jugperëndim të Tokios.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika