Shpëtim Bajoku siguron medaljen në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”

Sukseset e Kosovës në Lojërat Mesdhetare ‘Oran 2022’ nuk kanë të ndalur, pas medaljeve në xhudo, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha, ka ardhur edhe medalja në boks, pasi Shpëtim Bajoku triumfoi duke ia siguruar Kosovës edhe medaljen e tretë

Shpëtim Bajoku dhe presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”

Boksieri nga Kosova, Shpëtim Bajoku, ka siguruar medaljën e parë e Lojërave Mesdhetare “Oran 2022”, në boks dhe pas 31 vite medalja e parë në Kosovë.

Ai ka dominuar në tre raundet në ring dhe me vendim të gjyqtarëve u shpall fitues.

Bajoku, ka siguruar medaljen e bronzet duke mposhtur boksierin egjiptian Amen Essam.

Ndërsa, nesër nga ora 18:00, do të boksojë në gjysmëfinale kundër boksierit vendor Algjerianin Abdelli Jahia.

Bajoku, ka dalë triumfues në kategorinë deri 63 kilogramë, duke ia siguruar Kosovës edhe medaljen e tretë, pas medaljeve në xhudo, të fituara nga Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha, të mërkurën në Algjeri.

Shpëtim Bajoku triumfues në Lojrat Mesdhetare Oran 2022

Në disa pamje të publikuara nga faqja e KOK-ut në Faceboook, shihet Shpëtimi teksa pritet si kampion. Ai ka thënë se shpreson ta fitojë medaljen e artë.

Kjo ishte medalja e tretë për të mërkurën, ndërsa të enjten priten suksese të reja, nga sportistët kosovar që garojnë në Lojërat Mesdhetare.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika