“Shpëtimi i Shqipërisë vjen vetëm nga PD-ja”

Sipas, Sali Berishës, Shqipëria do të shpëtohet vetëm nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Sali Berisha

Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe Kryetari i Partisë Demokratike(PD), Sali Berisha, ka thënë se “shpëtimi i Shqipërisë vijën nga Partia Demokratike”.

Berisha, këto fjalë i ka thënë gjatë një mbledhje me krerët e degëve PD në Tiranë ku shtoi se përveç PD-së më të cilën ai udhëheq dhe me partit ë tjera do ta sjellin shpëtimin e Shqipërisë.

Tutje ai ka folur dhe për protestën e shtatë korrikut ku sipas tij, ishte bërë një punë e jashtëzakonshme.

“Aspekti më i rëndësishëm i të gjitha aspekteve të tjera, të kësaj proteste ishte se për herë të parë prej vitesh, në shesh doli opozita e vërtetë dhe nëse më pyesni çfarë ishte më e rëndësishmja e më e jashtëzakonshmja, ishte opozita e vërtetë në shesh”, ka thënë Berisha.

I pari i PD-së, e ka kritikuar  dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, duke e  dhënë epitetin, “armik të egër të lirisë dhe votës së shqiptarëve, i cili, pasi rrëmbeu dhe shkelmoi vullnetet e shqiptarëve dhe votat e tyre, vendosi të fshijë pluralizmin nga harta politike e vendit”.

Sipas, Berishës, përpjekje më antidemokratike, më primitive, më të turpshme, u bënë që të vendosnin nën kontroll të paligjshëm opozitën shqiptare, që ta mbajnë këtë opozitë në një vegël të qeverisë.

Ditën e 11 korrikut, ai ka deklaruar se “ose do të fitohen zgjedhjet e ardhshme ndaj Edi Ramës, ose Partia Demokratike do të shuhet”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika