Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, ka mohuar se padia e tij ndaj gazetarit slloven, është hedhur poshtë nga Gjykata e Qarkut në Lubjanë.
Sipas Berishajt, Gjykata e Qarkut në Lubjanë ende nuk e pranuar padinë për shqyrtim për shkak se procedura e anikimit ende nuk ka përfunduar.
Gjatë muajit prill, mediat në Slloveni raportuan për përfshirje në shpëlarje parash të tani kryeministrit slloven Robert Golob, e që sipas po të njëjtave burime, ambasadori Martin Berishaj e kishte bërë transportimin e parave kesh nga kompania e tij në Mal të Zi tek politikani slloven.
Qindra mijëra euro në kompaninë e Berishajt, ishin transferuar nga dega serbe e furnizuesit energjetik slloven GEN.