Diabeti është një nga sëmundjet kronike e cila ka prekur me miliona njerëz në gjithë botën duke pasur një rritje lineare nder vite.
Me zbulimin e insulinës, mbajtjes së një diete të shëndetëshme ushqimore dhe kujdesi të shtuar, kjo sëmundje sipas mjekëve endokrinolog mund të menagjohet shumë mirë.
Por, diabeti nëse nuk menaxhohet në mënyrën e duhur, mund të sjellë komplikime shumë serioze.
Kirurgia vaskulare MD.Msc.PhD Laura Leci Tahiri e ftuar ne emisionin “Shpirti i Vikendit” me Xheneta Asllanin, tregoj se një nga komplikimet më serioze të diabetit është shputa diabetike
“Shputa diabetike është si shkak i një kombini faktorësh. Mundet me ndodh edhe te diabeti tipit I dhe II, zakonisht shfaqet te pacientët që janë të diagnostikuar me diabet më shumë se 10 vite. Po ashtu në këtë gjendje pacientët vin për shkak të sheqerit te pakontrolluar në gjak dhe veseve të këqija si pirja e duhanit. Por arsyeja kryesore mbetet vonesat në trajtim, kur shfaqen plagë në shputë”.
Por si ta kuptojmë që kemi problem me shputën dhe të nderhyjmë sa më heret?
“Pacientët që kanë diabet kur vërejnë që nuk kanë ndjeshmëri në shputë ose ndjenjë ftohje të shputës apo therrje, duhet që të bëjnë vizit të endokrinologu, por shumë e rëndësishme është që një vizitë mjekësore të bëhet edhe te kirurgu vaskular. Po ashtu, nuk duhet asnjëherë të neglizhohet asnjë plagë në shputa. Krijimi i plagëve në shputë mund të bëhet edhe nga këpucët e ngushta. Kështu që rekomandohet që këta pacientë të blejnë këpucë më të mëdha se numri i tyre.
Sipas kiurgës Leci-Tahiri të gjitha patologjitë e tilla trajtohen në Klinikën Vaskulare në QKUK. Por problem sipas saj është që pacientët vin në fazë të avansuar të komplikimit.
“Trajtimi i kësaj problematike merr shumë kohë, mund të shkoj edhe me muaj deri në shërimin e plagës. Qëllimi gjithmonë është të shpëtojmë pacientin nga amputimi”.
Por gjithmonë mënyra më e mirë e trajtimit të çdo sëmundje është parandalimi i saj apo komplikimeve që mund të vin.
E në rastin e shputës diabetike sipas kirurges Leci-Tahiri parandalimi më i mirë është duke bërë vizita të rregullta te endokrinologu dhe kirurgu vaskular dhe duke iu përmbajtur këshillave të tyre.