Shqetësues pezullimi licencës së Klan Kosovës edhe për ambasadorin gjerman  

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rhode, ka shprehur shqetësimet e tij në lidhje me pezullimin e licencës së mediumit Klan Kosova

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rhode, së fundmi ka përcjellë shqetësimin e tij mbi pezullimin e licencës së biznesit të Klan Kosovës.

Ky i fundit, në një postim në Twitter, thotë se ndajnë shqetësimet me organizatën e ECPMF-së, AGK-së dhe globalfreemedia dhe të tjerëve në lidhje me pezullimin e licencës së Klan Kosovës, të cilin e ka cilësuar si të papritur.

Ai thotë se do ta ndjekë nga afër këtë punë.

“Ne ndajmë shqetësimet e ECPMF, AGK, globalfreemedia dhe të tjerëve për pezullimin e papritur të licencës së biznesit të klankosova_tv dhe do ta ndjekim nga afër. Procedurat e vazhdueshme duhet të jenë të drejta dhe të mos kërcënojnë ngritjen mbresëlënëse të fundit të Kosovës në renditjen globale të lirisë së medias”.

Për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës kanë reaguar edhe organizata, siç është edhe Oda Ekonomike Amerikane, ku ata thonë që vendimi i Ministrisë për pezullimin e certifikatës pa arsyetimin e duhur ose pa një proces të rregullt, cenon sundimin e ligjit.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika