Gjatë 24 orëve të fundit, autoritetet shëndetësore të Shqipërisë, kanë njoftuar se kanë kryer 1 mijë e 227 testime.
Si pasojë e Covid-19, nuk ka pasur asnjë humbje jete, ndërsa janë konfirmuar 64 raste të reja.
Aktualisht, në spitalin e shtetit shqiptar janë të shtrirë 16 pacientë, ku një prej tyre po trajtohet përmes respiratorit. Ndërsa të rikuperuar janë regjistruar gjithsej, 41 pacientë në 24 orët e fundit.
Raste aktive me COVID-19 janë 503 pacientë në gjithë vendin.
Kurse, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë konfirmuar 273 mijë e 823 raste të infektimit, prej të cilëve 269 mijë e 828 janë raste të shëruara, ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur 3 mijë e 492 persona.
Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë thotë se deri më datën 2 prill 2022, në vend janë testuar gjithsej 1 milionë e 779 mijë e 844 persona.