Shqipëri: Paga mesatare 900 euro në vitin 2024

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, ka prezantuar projektbuxhetin për vitin 2024, duke theksuar parashikimin e një rritje ekonomike prej 3.8%. Qeveria e Shqipërisë synon që paga mesatare të arrijë vlerën e 900 eurove brenda vitit 2024

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, në konferencë për media pas miratimit të projektbuxhetit 2024, u shpreh se, sipas projeksioneve, parashikohet një rritje ekonomike prej 3.8% për vitin e ardhshëm.

Qeveria synon që brenda vitit 2024, paga mesatare të arrijë vlerën e 900 eurove. Projektbuxheti parashikon një fond prej 11 miliardë lekësh për rritjen e pagave të mjekëve të përgjithshëm, infermierëve dhe punonjësve të tjerë shëndetësorë, mësuesve në arsimin parauniversitar, forcave të rendit, të mbrojtjes dhe niveleve zbatuese të administratës qendrore dhe vendore.

Projektbuxheti parashikon indeksimin e pensioneve, mbështetjen për shtresat në nevojë, me 1/3 të shpenzimeve të përgjithshme publike për skemën e pensioneve, ndihmën ekonomike, pagesën e paaftësisë, pagesën e papunësisë, asistencën sociale, ish-të përndjekurit, ish-pronarët, etj.

71 miliardë lekë parashikohet buxheti për pushtetin vendor gjatë vitit të ardhshëm, ndërkohë që financimet do të vijojnë edhe për rindërtimin.

Financimi i investimeve publike të programuara për vitin 2024 do të jetë mbi 5% të PBB-së, duke mbështetur në vazhdimësi rritjen ekonomike, për të zhvilluar më tej turizmin, bujqësinë dhe konektivitetin, si edhe duke nxitur punësimin, shkruan TopChannel.

Qeveria parashikon që për herë të parë që nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, në vitin 2009, të respektohet niveli i kërkuar me 2% të PBB-së.

Kështu, synohet që ekonomia e vendit tonë të mbetet një nga më të qëndrueshmet në rajon, Shqipëria të jetë një nga destinacionet kryesore në rajon sa i përket turizmit dhe të ofrohet punësim cilësor me pagat më të larta në rajon.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika