Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Taulant Balla ka njoftuar se nga reshjet e borës po vështirësohet qarkullimi rrugor në Shqipëri.
“Reshjet e dëborës po krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor në disa zona të vendit, ndaj drejtuesit e automjeteve duhet të rrisin vigjilencën”, ka thënë ministri.
Balla ka njoftuar se njësite të qeverisjes vendore janë duke punuar për mirëmabjtjen e rrugëve.
“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë, pastrimin dhe mbajtjen hapur të rrugëve”, ka thënë ai.