Shqipëria dhe Mali i Zi, të hënën do të nënshkruajnë disa marrëveshje bashkëpunimi

Të hënën do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, ku do të nënshkruhen disa marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri i Malit te Zi Dritan Abazoviq dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama

Të hënën e 27 shkurtit do të zhvillohet mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi, e cila do të mbahet në ndërtesën e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU) në Podgoricë.

Sipas agjendës, në orën 10:30 do të mbahet ceremonia e mirëseardhjes dhe prezantimi i dy delegacioneve para godinës së CANU-së, ndërsa në orën 10:45 do të jetë nisja e seancës së përbashkët.

Në orën 13:00 pritet të bëhet nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët dhe Marrëveshjes Bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve, Edi Rama dhe Dritan Abazoviq, do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika