Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën nisin negociatat për anëtarësim në BE

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën, do të nisin zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Pas miratimit të “Propozimit Francez” nga Maqedonia e Veriut, Bullgaria e ka hequr veton e saj, kështu duke e zhbllokuar procesin e integrimit edhe për Shqipërinë

Edi Rama, Dimitar Kovaceski, Ursula von der Leyen dhe kryeministri çek Petr Fiala

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, të martën edhe zyrtarisht do t’i nisin negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

BE-ja ua ka dhënë dritën e gjelbër të dyja shteteve, pasi Maqedonia e Veriut e ka miratuar në Kuvendin e saj “Propozimin Francez”, i cili edhe e ka zgjidhur problemin që kishte ky shtet me Bullgarinë e që kishte të bënte me gjuhën dhe me pakicën bullgare që jeton në Maqedoni të Veriut.

Fillimin e negociatave e ka bërë të ditur edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili përmes një shkrimi në Facebook është shprehur se dita e martë është një ditë e vecantë për shqiptarët.

“Me kënaqësinë e me krenarinë që sot Shqipëria e të gjithëve ne, pa dallim feje, krahine, ideje, moshe a statusi social, Shqipëria e Skënderbeut, e rilindasve, e dëshmorëve të luftës, e martirëve të regjimit komunist, e studentëve të Dhjetorit ’90, Shqipëria e familjeve të zakonshme shqiptare, kudo ndodhen dhe e fëmijëve tanë kudo ku rriten me prindërit e tyre, ulet në tryezën e madhe të Europës së Bashkuar për të filluar negociatat për anëtarësimin e saj”, ka shkruar Rama në Facebook.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Sipas agjendës së publikuar, Kryeministri Edi Rama do të takohet me homologun maqedonas, Dimitar Kovaçevski dhe presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, në orën 08:30.

30 minuta më pas, ata do të zhvillojnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Në orën 11:00 do të mbahet Konferenca e Parë Ndërqeveritare dhe në 12:30, Rama do të ketë një konferencë të përbashkët për shtyp me ministrin e Jashtëm të Çekisë, Jan Lipavsky dhe Komisionerin për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi, raporton A2News.

Kurse në orën 18:00, do të ketë një një pritje të përbashkët të delegacionit shqiptar me atë maqedonas, me rastin e hapjes së negociatave.

Procesi i integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE ishte bllokuar për shkak të vetos së përdorur nga shteti i Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Ndërkaq, Shqipëria nuk kishte asnjë kontest me Bullgarinë, por BE-ja e kishte futur integrimin e Shqipërisë në një pako me Maqedoninë e Veriut dhe jo ndaras.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika