Shqipëria feston 112-vjetorin e Pavarësisë

Sot, 28 nëntor, Shqipëria kujton dhe feston me krenari ditën e shpalljes së Pavarësisë

Sot, e enjte – 28 nëntor, mbarë shqiptarët festojnë 112-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

Me flamurin kuqezi që valon krenar në qytete e fshatra, kjo ditë e shënuar mbledh bashkë atdhetarët në aktivitete përkujtimore, homazhe dhe festime tradicionale.

Ceremonitë festive zhvillohen në Vlorë, qyteti historik ku Ismail Qemali ngriti flamurin më 28 nëntor 1912, duke shpallur pavarësinë e Shqipërisë.

Në këtë ditë, personalitete të shquara vendore dhe qytetarë të thjeshtë janë bashkuar për të nderuar këtë akt historik.

Me mesazhe uniteti dhe krenarie kombëtare, shqiptarët brenda dhe jashtë vendit reflektojnë mbi sakrificat e paraardhësve dhe aspiratat për një të ardhme më të mirë.

Kjo ditë mbetet simboli i lirisë dhe identitetit kombëtar për gjithë shqiptarët.

Adem Jashari

28 Nëntori i Jasharit

Përtej festës kombëtare të pavarësisë, ka edhe një mori ngjarjesh të tjera, të cilat përkujtohen në ditën e flamurit.

Në këtë datë të vitit 1955, në Prekaz të Skënderajt, ka lindur komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.

Në vitin 1991, Jashari mori pjesë në disa sulme kundër xhandarmërisë serbe.

Më pas, ai erdhi në Shqipëri për të marrë trajnim ushtarak.

Ishte viti 1993, kur Jashari u rikthye në Kosovë, nga ku edhe vijoi sulmet kundër Serbisë.

Më 28 Nëntor 1997, UÇK-ja u paraqit për herë të parë në skenë si entitet, për lirinë e Kosovës.

Në vitin 1998, Policia serbe ndërmori një sulm kundrejt shtëpisë së Jasharit.

Për lirinë e kombit, ai dha jetën. Dhe, jo vetëm jetën e tij.

Në një betejë të vërtetë dhe unikat në historinë e luftërave, 59 familjarë të Jasharëve mbetën të vdekur.

Mes të vrarëve ishte edhe Adem Jashari, i cili u kthye në simbol frymëzimi dhe rezistence për shqiptarët.

Vetë populli i Kosovës, e përkujton datën jo vetëm për ngritjen e flamurit në Shqipëri.

Më 28 Nëntor 1997, UÇK-ja është paraqitur për herë të parë në skenë si entitet, për lirinë e Kosovës.

Kjo datë, e ka shoqëruar Shqipërinë në çdo etapë të historisë së saj. Mbi të njëjtën, kultura dhe tradita e një kombi, shëmbëllejnë domethënien e tyre. Domethënien e historisë së vjetër të një shqiponje me një trup të vetëm, por me dy kokë. Domethënien e historisë së vjetër shqiptare.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika