Shqipëria të enjten u godit nga një tërmet me magnitudë 4.7 ballë të shkallës Rihter.
Epiqendra ishte 9 kilometra në verilindje të Ersekës, ndërsa 95 kilometra nga qyteti i Elbasanit.
Tërmeti u pasua me një paslëkundje në orën 03:09 me magnitudë prej 4.1 shkallë të Rihterit.
Epiqendra e tërmetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.