Të hënën e 16 janarit, një tërmet me magnitudë 3.7 shkallë të Rihterit ka goditur Shqipërinë.
Sipas aplikacionit që tregon lëkundjet e tokës, epiqendra ishte 30 kilometra në afërsi të kryeqyteti Tirana, ndërsa 9 kilometra në afërsi të Bulqizës.
Lëkundje tërmeti në Shqipëri ka pasur edhe mëngjesin e kësaj të hëne, i cili ishte me magnitudë 3,1 Rihter dhe ishte regjistruar përkatësisht në orën 10:05.
Po ashtu, edhe të dielën e 15 janarit një tërmet rreth 5.2 shkallë të Rihterit ka goditur Shqipërinë, përkatësisht zonën e Tiranës.