Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë ka njoftuar për testimin e dronëve “Bayraktar” në errësirë.
Në njoftim thuhet se ky ushtrim u testua për herë të parë.
“Detashmenti i Mjeteve Ajrore pa Pilot zhvilloi për herë të parë nga Baza Ajrore e Kuçovës fluturimet stërvitore natën nëpërmjet pëdorimit të sistemit të imazheve termike dhe pajisjeve të shikimit të natës. “Operarorët e dronëve #Bayraktar testuan aftësitë manovruese në kushtet e errësirës, me qëllim rritjen e gatishmërisë së kësaj njësie të Forcave tona të Armatosura”, thuhet në njoftim.