Në minutën e 25-të, Cikalleshi ka dridhur rrjetën e bardhë, kështu duke e kaluar Shqipërinë në epërsi.
Penalltia e fituar nga Taulant Seferi u shndërrua në gol nga Sokol Cikalleshi në minutën e 25-të.
Ndryshe, Shqipëria po përballet me Moldavinë në kuadër të kualifikimeve për Kampionaitn Evropian.
Ndeshja po zhvillohet me fillim nga ora 18:00.
Kombëtares shqiptare i duhet një barazim sot ndaj moldavëve për të siguruar kualifikimin në Evropian.
Ndryshe, Shqipëria gjendet në vendin e parë me 13 pikë, Çekia në pozitën e dytë me 11 pikë, Polonia në vendin e tretë me 10, Moldavia në vendin e katër me nëntë pikë dhe Ishujt Faroe në vendin e fundit me vetëm një pikë.