Shqipëria e ka mbyllur zyrtarisht me sukses edhe shqyrtimin e kapitullit të katërt të negociatave me Bashkimin Evropian, sa i takon procesit të integrimit në unionin evropian.
Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Fqinjësisë dhe Zgjerimit të BE-së, ku theksohet se çështjet kryesore të trajtuara janë ato të agjendës së gjelbër.
“Duke u fokusuar në Agjendën e Gjelbër dhe Lidhshmërinë e Qëndrueshme, ky grup mbulon fusha vendimtare si transporti, energjia, TEN-të, mjedisi dhe ndryshimet klimatike”, thuhet në njoftim.
The Cluster 4 bilateral screening meetings with 🇦🇱#Albania about energy & Trans-European Networks (TENs) wraps up today.
Focusing on the Green Agenda and Sustainable Connectivity, this cluster covers crucial areas such as transport, energy, TENs, environment & climate change. pic.twitter.com/yLxQwuIxn0
— EU Neighbourhood & Enlargement 🇪🇺 (@eu_near) September 29, 2023
Ndryshe, shqyrtimi i këtij grupi kapitujsh u hap në mars të vitit 2023.
Teksa, më 10 mars, Shqipëria shqyrtoi plotësisht grupin e dytë të kapitujve, i cili kishte të bënte me tregun e brendshëm.