Shqipëria, të mërkurën e 1 qershorit merr presidencën e Këshillit të Sigurimit.
Në ceremoninë e marrjes të kësaj presidence 30 ditore, do të mbajë një fjalë kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, i cili ndodhet në Nju Jork.
Kësaj ngjarjeje historike për Shqipërinë i ka paraprirë një takim i kryeministrit Edi Rama me sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Shqipëria i është bashkuar Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si anëtar jo i përhershëm ku ka marrë edhe përgjegjësinë e bashkëpenëmbajtësit me Shtetet e Bashkuara, për çështjen e Ukrainës.
Kryeminsitri Edi Rama, në një postim në Facebook ka thënë, “Bota është e trazuar dhe ne vazhdojmë të jemi dëshmitarë të mizorive të paparashikueshme, në më shumë se pesëdhjetë konflikte përreth globit. Demokracia dhe të drejtat e njeriut po sprovohen rëndë në pjesë të ndryshme të botës”.
Rama ka shtuar se, “Në Evropë, plagët e luftërave janë ende të hapura, që pasuan shpërbërjen e ish-Jugosllavisë. Sidomos në Kosovë, janë ende të hapura”.
“Po bëjmë gjithqka që mundemi për të ecur përpara pa e harruar të shkuarën, por duke u angazhuar për ndërtimin e një të ardhme të përbashkët në paqe”, ka deklaruar kryeministri Rama.
Më 1 qershor Shqipëria e merr Presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së